Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në Librazhd, i vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dardhë të Librazhdit, ku 30-vjeçari me inicialet D.D është gjetur i pajetë nga familjarët.
Paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari i ka dhënë fund jetës, pasi në trupin e tij nuk janë identifikuar shenja dhune.
Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.