Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri këtë mbrëmje në rrugën “Todi Shkurti” pranë Qytetit Studenti në Tiranë rreth orës 20:30.
Mediat mësojnë se Gjini është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, teksa policia është vënë në ndjekje të tij.
Por si nisi sherri?
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy të plagosurit që janë shokë mes tyre u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti lidhur me makinat.
Në momentin që Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar ata me armë.
32-vjeçari Gjoka ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa 28-vjeçari Marashiu qëllua në gjoks. Ky i fundit është në gjendje të rëndë për jetën.