Një trup i pajetë i seksit mashkull rreth 30-vjeç është gjetur këtë të premte në fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai është shprehur se “Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës”.
Me tej, Borovci vijoi duke shtuar se, “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, tha Borovci.