• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Për faj të mjekëve/ Humbi për 15 vjet shikimin, gruaja rrëfen gjënë e parë që pa kur hoqi fashot

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Për faj të mjekëve/ Humbi për 15 vjet shikimin, gruaja rrëfen gjënë e parë që pa kur hoqi fashot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një grua ka arritur të shikojë pas 15 vitesh në errësire totale.

Historia prekëse vjen nga Connie Parke, e cila e pa familjen e saj për herë të fundit më shumë se një dekadë më parë.

Por tanimë ajo mund të shohë sërish nipërit teksa luajnë dhe më në fund e di si duket e bija e rritur.

Kur nisi të humbte shikimin dhe u verbua asaj iu tha se kishte shkëputje të retinës ose glaukoma. Por diagnoza ishte e gabuar. Në fakt ajo kishte katarakt, që mund të hiqej lehtësisht dhe t’i risillte shikimin. Pasi iu nënshtrua operacionit, 59-vjeçarja tanimë ka shikim të pastër në të dy sytë.

Në një rrëfim të përcjellë nga Metro, Connie nga Aurora, Colorado tha: “Njerëzit duhet të ribëjnë kontrolle, sepse unë isha e verbër për 15 vjet pa asnjë arsye. Operacione si ky që bëra unë, kryhen prej vitesh. Ditën që specialisti i retinës më tha se nuk kisha asnjë sëmundje në retinat e mia, unë dhe im shoq u mërzitëm pamasë. Isha e mërzitur me mjekët që nuk arritën të gjenin shkakun e vërtetë se përse humba shikimin, por ditën që arrita të shoh sërish, i gjithë ai inat u shua”.

Problemet me shikimin për Connie-n nisën në 2003. Ajo nisi të kishte probleme me dritat gjatë kohës që i jepte makinës dhe mjeku i tha se ishte për shkak të glaukomës. Tre javë më vonë shikimi i saj po ikte gjithnjë e më shumë.

Në atë pikë gruas iu tha se nuk mund ta operonin dhe se do të verbohej. Pas disa muajsh nuk mund të shihte fare. Vetëm në 2018-n pas një vizite tek okulisti zbuloi se diagnoza ishte e gabuar. Më 2 Nëntor ajo iu nënshtrua operacionit të parë në syrin e djathtë.

“Kur më hoqën fashën të nesërmen gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj”, rrëfeu Connie. Pak kohë më vonë iu nënshtrua operacionit të dytë dhe tanimë 59-vjeçarja ka shikim të plotë.

Rikthimi i shikimit për të do të thoshte që të mund të shihte për herë të parë sa ishte rritur mbesa e madhe dhe të shihte për herë të parë 8 nipërit e mbesat e tjera.

Pas

“Bëni detyrën” 5 vite nga Reforma në Drejtësi, Yuri Kim lëshon ultimatumin për zyrtarët shqiptarë

Para

“Kemi dyshime se…” A po qarkullon varianti “Delta” në Shqipëri? Ja si përgjigjet Manastirliu

Para
“Kemi dyshime se…” A po qarkullon varianti “Delta” në Shqipëri? Ja si përgjigjet Manastirliu

“Kemi dyshime se…” A po qarkullon varianti “Delta” në Shqipëri? Ja si përgjigjet Manastirliu

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar