• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rregullat e reja/ Rritet përqindja e dëmshpërblimeve për aksidentet, ja ndarja sipas kategorive

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Rregullat e reja/ Rritet përqindja e dëmshpërblimeve për aksidentet, ja ndarja sipas kategorive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të dëmtuarit në aksidentet rrugore do  të kenë një përqindje të re të dëmshpërblimeve.

Kjo do të ndodhë pas ligjit të ri që ka hyrë në fuqi më datë 1 korrik mbi sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor.

Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar dje rregulloren që përcakton nivelin e dëmshpërblimeve për çdo rast. Në këtë rregullore sqarohet se, janë ndryshuar kategoritë që përfitojnë dhe është rritur vlera e dëmshpërblimit për secilën prej tyre.

Sipas dokumentit, vlera maksimale për dëmshpërblim në rast se i aksidentuari mbetet i paaftë plotësisht do të jetë 110 mijë lekë. Konkretisht, për të dëmtuarit deri në moshën 29 vjeç dëmshpërblimi bëhet në vlerën maksimale dhe kështu me radhë me reduktim sipas rritjes së moshës, duke bërë që për ata mbi moshën 75 vjeç dëmshpërblimi të kapë vlerat e 35 mijë lekëve. “Dëmi biologjik llogaritet për çdo person të dëmtuar sipas moshës dhe shkallës së paaftësisë së pësuar. Vlera e dëmit biologjik për çdo person të dëmtuar do të jetë jo më shumë se 110 000 lekë për çdo 10% të shkallës së paaftësisë së përhershme, të pjesshme ose të plotë. Për dëmtim mbi 30%, për moshat deri në 30 vjeç masa e kompensimit do të jetë 100.00 lekë, për moshat deri në 50 vjeç do të jetë 85,000 lekë, për moshat deri në 70 vjeç do të jepet kompensim 65.000 lekë dhe mbi moshën 75 vjeç do të jetë 55.000 lekë”, thuhet në raport. Ndërsa sqarohet se, kompensimi rritet në bazë të përqindjes, duke përmendur se në dëmtimin 75%, pala e prekur merr 5/4 e vlerës bazë për kompensim biologjik të plotë. AMF bën me dije se, për ata që kanë mbetur me paaftësi të pjesshme nga një aksident, vlera e kompensimit do të shkojë deri në 220.000 lekë. Ndërkohë është rritur edhe vlera e kompensimit për familjarët e personit që humbet jetën nga një aksident rrugor.

Lehtësohen procedurat

AMF e thekson në këtë rregullore se, janë lehtësuar në masë procedurat dhe dokumentet për marrjen e dëmshpërblimit në rast aksidenti. Tashmë kërkesa për kompensim kalohet automatikisht në Byronë e Sigurimit, e cila do të jetë përgjegjëse për kompensimin direkt të të dëmtuarit. Kompania e Sigurimit me kërkesë të Byrosë duhet të ketë caktuar parametrat e kompensimit brenda 15 ditëve që nga paraqitja e kërkesës. “Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni. Praktikat e dëmeve, objekt i fondit të kompensimit, sipas parashikimeve të nenit 41, të Ligjit 32/2021, trajtohen dhe paguhen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shoqëria e sigurimit është e detyruar t’i përgjigjet ankimit të palës së dëmtuar brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së ankimit dhe të ketë përmbyllur dhënie e dëmshpërblimit brenda 90 ditëve”, përcaktohet në dokument. Ndërkohë, për të shmangur zvarritjen e aplikantëve nëpër zyra, Siguruesi duhet të publikojë në faqen e internetit ose nëpërmjet programeve analoge listën e përfituesve të dëmshpërblimit dhe t’i ftojë ata të paraqiten pranë zyrave përkatëse për t’u njohur me vlerën e përllogaritur, për ta tërhequr atë nëse e pranojnë.

Pas

Tenton ta ribashkojë me Ledianën/ Arjan Konomi i bën komentin epik Mevlanit, por ja si reagon ai

Para

Arrestohen nënë e bir/ Policia zbulon familjen që mbillte k*nabis, babai shpallet në kërkim

Para
Arrestohen nënë e bir/ Policia zbulon familjen që mbillte k*nabis, babai shpallet në kërkim

Arrestohen nënë e bir/ Policia zbulon familjen që mbillte k*nabis, babai shpallet në kërkim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar