Pamja në foto, tregon përmasat tragjike të aksidentit të një 17-vjeçari nga Illinois, i cili përplasi makinën duke vrarë 4 miqtë e tij që udhëtonin me të.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së shtunës.
“Automjeti, një Mercedes SUV 2008, po udhëtonte në rrugën e 89-të, me një shpejtësi ekstremisht të lartë, në atë që ne besojmë se ishte një tentative për të fluturuar mbi majën e kodrës së 86th Avenue”, tha policia në deklaratë ër ngjarjen,
“Pasi udhëtoi në kryqëzimin e 86th Avenue, makina në fakt fluturoi, sipas asaj që përshkruan dëshmitarët”, tha policia, ndërsa shtoi se “më pas automjeti u përplas me një pemë të madhe dhe u nda më dysh”, vijon më tej sqarimi i policisë.
Në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër u larguan nga spitali pasi morën mjekim.