• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“U arrestua në mënyrën më çnjerëzore” Flet avokati i Fjolla Morinës pasi këngëtarja u kap në lokal

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“U arrestua në mënyrën më çnjerëzore” Flet avokati i Fjolla Morinës pasi këngëtarja u kap në lokal
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Fjolla Morinës e ka konsideruar arrestimin e këngëtares në mes të ditës në lokalin në Prishtinë si një akt çnjerëzor.

Fanol Krasniqi u shpreh se Morina ka rënë në pranga në sy të gjithë lagjes dhe nuk është thirrur paraprakisht për tu marrë në pyetje, apo ti tregohej arsyeja.

Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njëjtës i dihet adresa e banimit, madje e njëjta ka edhe nënshtetësi. Fjolla Morina nuk është thirr paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, tha avokati Krasniqi për Indeksonline.

Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë dokumentacion në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri.

Avokati tha se ndaj këngëtares ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë, pasi vendimi i Gjykatës së Kukësit për dënimin me 6 vite burg të Morinës është apeluar nga ana e tyre në Gjykatën e Shkodrës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. D.m.th. të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratiset nga procedura e ekstradimit apo jo. Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kukësit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm.

Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”, tregoi Krasniqi.

Ndërsa për sa i përket akuzës së ngritur ndaj nënës së dy fëmijëve për “trafik armës dhe municionesh”, avokati u shpreh: “Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë ligji jonë nuk e njeh kur ndaj një kryesi konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? D.m.th. trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet.

Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite. Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të mirremi kur të dalim në seancë. Kurdo qoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë.

Edhe pse procedura e ekstradimit duhet të jetë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, edhe nga MD nuk kemi kurrë fare informacione edhe pse ne nuk kemi kërkuar që të informohemi nga ta, por të paktën ta dimë që mbi cilin vendim Fjollës i kërkohet ekstradimi. Nuk ka vendim në formën e prerë për Fjollën për ekstradim. Vendimi nuk është i ekzekutueshëm.”, deklaroi Fanol Krasniqi.

Pas

Rama e kritikoi hapur/ Leli ‘nuk mban inat’, ja çfarë thotë kur e pyesin për kryeministrin

Para

“Paske pi një çik o jetë” Habit Grida Duma, bën gafën e madhe por e fshin menjëherë (FOTO)

Para
“Paske pi një çik o jetë” Habit Grida Duma, bën gafën e madhe por e fshin menjëherë (FOTO)

“Paske pi një çik o jetë” Habit Grida Duma, bën gafën e madhe por e fshin menjëherë (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar