Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një video duke pastruar fushat e sportit në Vlorë dhe kriitikoi jo pak, kryetarin e Bashkisë së qytetit Dritan Leli.
Mirëpo duket që ky i fundit nuk i mban inat kreut të qeverisë (të paktën jo publikisht), edhe pse duket se tashmë marrëdhënia e tyre është krisur.
Leli ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nëse do ia uronte këtë festë edhe kryeministrit Edi Rama, ai tha “absolutisht po”, ndonëse kreu i qeverisë është katolik.
“Dua të uroj rastin nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali, të uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Aty që janë nga Vlora, që jetojnë në Vlorë, që kanë ardhur në Vlorë, të uroj ato besimtarë myslimanë që kanë ardhur të pushojnë në Vlorë, për të pushuar, që me siguri ky do jetë sezoni turistik më i i suksesshmi, gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi”.
Ia uroni festën edhe kryeministrit Edi Rama?
-Absolutisht po.