Andy van der Meyde ka zbuluar mënyrën se si ai u qëllua me shuplakë nga Zlatan Ibrahimovic për puthjen në buzë që ia kishte bërë suedezi teksa ishte në gjumë.
Dy lojtarët e njohur kaluan dy vite së bashku tek Ajax, nga viti 2001 deri në 2003.
Holandezi u shpreh në VTBL: “Kur ishim në Ajax, unë gjithmonë ulesha pranë Zlatanit në autobus”.
“Një herë kur ai ishte duke fjetur, unë pata prirje homoseksuale dhe e putha në buzë. Pak sekonda më pas mora disa shuplaka”.
Van der Meyde u transferua më vonë në Everton ku jeta e tij doli jashtë kontrollit nëpërmjet një cikli vicioz të problemeve personale dhe alkoolit.
Pasi në vitin 2009, u la i lirë nga “Toffees” , Van der Meyde, dikur një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, gjithashtu fillo të ishte përdorues droge.