• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Si asnjëherë më parë, Angela Merkel paralajmëron ndryshimin e madh

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Si asnjëherë më parë, Angela Merkel paralajmëron ndryshimin e madh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas studimeve të fundit se vite më vonë stuhitë do të godasin më shpesh, Gjermania zotohet për veprim ndaj ndryshimeve klimatike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i cilësoi të dielën përmbytjet e fundit në Evropë të “tmerrshme” dhe premtoi ndihmë të shpejtë financiare për një nga rajonet më të goditura të vendit.

“Nuk mund të përshkruhet me fjalë shkatërrimi që ka ndodhur”, tha ajo ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 184 në të gjithë Evropën, vetëm në Gjermani janë regjistruar deri tani 157 të vdekur.

Ndërsa punonjësit shpëtimit po vazhdonin kërkimet për njerëz të të zhdukur, një zonë në Bavari, në Gjermaninë jugore, u godit nga një përmbytje e beftë, e cila shkaktoi vdekjen e të paktën një personi.

Pranë kufirit me Austrinë rrugët janë shndërruar në lumenj, me automjete që lundrojnë mbi to ndërsa pjesë të mëdha toke janë varrosur nën baltë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne nuk ishim të përgatitur për këtë”, tha administratori i bashkisë se Berchtesgadener-ut, Bernhard Kern. Ai tha se situata u përkeqësua “në mënyrë drastike” të shtunën në mbrëmje vonë, duke u lënë pak kohë ekipeve të kërkim-shpëtimit për të ofruar shërbimet e urgjencës.

Në rrethin e goditur më rëndë nga përmbytjet atë të Ahrweiler-it në jug të Këlnit, rreth 110 persona kanë humbur jetën, por sipas policisë numri i viktimave pritet të rritet me tërheqjen e ujërave.

Përmbytjet filluan të mërkurën dhe kanë goditur kryesisht landet e Rheinland Pfalz-it, Nordrhein-Westfalen-it si dhe pjesë të Belgjikës, ku numri i të vdekurve ka arritur në 27. Komunitete të tëra kanë mbetur pa energji elektrike e mundësi komunikimi.

Kancelarja Merkel tha se qeveritë duhet të bëjnë më të mirën e mundur dhe sa më të shpejt për të trajtuar ndikimin e ndryshimve klimatike. Disa ditë më parë, Evropa paraqiti një paketë veprimesh që synon arritjen e nivelit zero në emetimin e gazit karbonik në atmosferë deri në mesin e këtij shekulli.

Qeveria gjermane tha se ka ofruar një ndihmë të shpejtë lehtësimi prej 354 milionë dollarësh si dhe miliarda euro për ndërtimin e shtëpive, rrugëve e urave të shembura. Lajmi u njoftua tha Ministri i Financave Olaf Scholz për një gazetë gjermane.

“Dëm është i madh dhe kjo është shumë e qartë. Ata që humbën bizneset e shtëpitë e tyre, nuk mund t’i përballojnë humbjet vetëm”, tha ai.

Belgjika ka shpallur të martën ditë zie kombëtare. Nivelet e ujit të dielën dukej se po binin në këtë vend dhe operacioni i pastrimit të zonave të përmbytura ishte në proces. Ndërkohë në qytetin e Pepinsterit-in u dërguan forca ushtarake pas shembjes së 10 ndërtesave. Autoritetet belge presin një rritje të numrit të viktimave. Ata thanë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte gjithashtu një shqetësim i madh./ DW

Pas

Detaje të rënda/ Pse 30-vjeçari grek shtyu të dashurën nga shkëmbi, ja çfarë ndodhi para se ta hidhte në det

Para

Shifrat nga pandemia/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete konfirmohen në Shqipëri

Para
Shifrat nga pandemia/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete konfirmohen në Shqipëri

Shifrat nga pandemia/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete konfirmohen në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar