Mediat kolumbiane kanë publikuar videon e shoqërimit të kokës së grupit mafioz, shqiptarit Agim Cerma, i njohur ndryshe si “Jimmy”.
Shqiptari u arrestua bashkë me 4 persona pas një operacioni të policisë kolumbiane bashkë me DEA-n amerikane.
Policia Kolumbiane tha se grupi me në krye shqiptarin, fuste kokainë në vendin latino-amerikan me fluturime charter.
Përveç Agim Cermës, në pranga u vunë gjithashtu edhe:
ëilliam Cruz Pérez, që do të ishte njeriu i besueshëm i shqiptarit dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes si dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e lekëve.
Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjësi për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.
Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte të shumta me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të bërë të mundësuar hyrjen dhe daljen e kartave.
Edëin Durlandy Montilla González, alias ‘Kimist’, që dyshohet se shoqëronte përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorë.