Në lidhje me protestën e një nate më parë të bizneseve në Liungomare të Vlorës, ka reaguar edhe Zak Topuzi, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ironizon rregullat e vendosura nga qeveria shqiptare në lidhje me ndalimin e muzikës në lokale.
Në postim, ai shkruan se pavarësisht faktit që në Greqi ka mijëra të infektuar në ditë, sërish qeveria nuk ndalon muzikës, pasi sipas tij muzika shëron, nuk infekton.
“Muzika sheron, nuk infekton!! Greqia ka 2500 te infektuar sot por nuk ndalon muziken!!! Ora 24:00”, – shkruan Topuzi në profilin e tij në rrjetin sociale “Facebook”.
Bizneset e Lungomares në Vlorë protestuan mbrëmjen e kaluar pak para mbylljes së muzikës në lokalet e tyre duke vendosur njëkohësisht në sfond himnin kombëtar.
Dicka e tillë solli menjëherë reagimin e policisë,e cila në kuadër të thyerjes së masave anti-Covid shoqëroi disa persona.