Rivali i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka refuzuar që të flasë sot në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike.
Ishte kreu i i Komisionit të Punimeve të Kuvendit Jemin Gjana, që njoftoi se do të flasin vetëm 18 drejtues politikë nga 19 që ishin parashikuar.
Kjo ka ndodhur pasi Agron Shehaj ka vendosur të tërhiqet nga fjalimi.
Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi të Shehajt, pasi ai paraditen e sotme u paraqit për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.