• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si do ta rrëzojë Edi Ramën? Basha zbulon i bindur strategjinë që ka përgatitur

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Si do ta rrëzojë Edi Ramën? Basha zbulon i bindur strategjinë që ka përgatitur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD,  Lulzim Basha në fjalën e tij ka prezantuar Platformën Qytetare për Demokracinë, e cila sipas tij është bashkëpunimi me çdo grup interesi që kërkon ndryshimin në vend.

Lideri i opozitës shtoi ndër të tjera se PD do të vijojë denoncimin e regjimit të kryeministrit Edi Rama, brenda dhe jashtë vendit.

Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme. Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.

Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.



Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.

Ne nuk do të rreshtim përpjekjet tona brenda dhe jashtë vendit, derisa ndryshimi të vijë për shumicën e shqiptarëve që e donin këtë ndryshim në 25 prill, dhe e duan edhe më shumë sot, kur oferta e vetme që Rama ka, është më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë dështime.

Ne angazhohemi fort për ta kthyer shtetin shqiptar në shtet të shqiptarëve. Për ta kthyer në shtet europian. Shtet i cili mbron lirinë individuale. Garanton paprekshmërinë e jetës. Mbron pronën private dhe publike. Mbron paratë dhe ekonominë e njerëzve. Mbron dinjitetin dhe personalitetin e njeriut.

Ndaj ne do të ndërmarrim, të gjithë bashkë, të gjitha vendimet e nevojshme për ta çuar deri në fund luftën tonë kundër këtij regjimi, përmes përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së shtëpisë tonë të përbashkët. Një shtëpi ku secili gjen vendin e vet.

Pas

Familja e saj dhunoi gjyqtarin, kandidatja për deputete e Monika Kryemadhit: Jemi gati të shkojmë në SPAK

Para

Sali Berisha hyn në sallë/ Demokratët nuk përmbahen, ja momenti kur presin ish-kryeministrin (VIDEO)

Para
Sali Berisha hyn në sallë/ Demokratët nuk përmbahen, ja momenti kur presin ish-kryeministrin (VIDEO)

Sali Berisha hyn në sallë/ Demokratët nuk përmbahen, ja momenti kur presin ish-kryeministrin (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

nga Fast News
09:30 | 17/12/2025
0

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Recent News

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

10:00 | 17/12/2025
Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

09:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar