Edhe këtë vit kanë ardhur po të njëjtat pushime me partnerin ose është edhe hera parë që shkoni në det bashkë me të. Por nuk ka gjë më të mirë se sa të bëni seks në ujë.
Përpara se të niseni në det me partnerin tuaj, duhet të kini parasysh disa gjëra.
Padyshim që gjysma e plazhit është plot me njerëz dhe fëmijë, prandaj do të ishte më mirë të gjeni orare sa më të përshtatshme ose të gjeni plazhe më private për të provuar eksperimentet tuaja.
Diçka që duhet të keni parasysh: prezervativi. Uji i kripur nuk mund të parandalojë rreziqet e sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, në qoftë se në vend të partnerit, bëni seks me dike tjetër që sapo keni njohur.
Vendosja e prezervativit në ujë është mjaft komplekse. Më e mira do të ishte ta vini përpara se te hyni, megjithatë duhet të bëni kujdes mos e humbisni për shkak të ujit.
Tani kalojmë tek pozicioni më i lehtë për tu provuar në det. Detajet intriguese të të bërit seks në det është se jeni të lehta, pra partneri juaj ka mundësi të lëvizë .
Gjithmonë duke pasur kujdes që të mos shikoheni.
Ndoshta do të ishte më mirë që të merrni me vete një dyshek të madh uji dhe të shkoni në një pikë diku të largët dhe të shtriheni.
Por duhet thënë që kjo mënyrë kërkon shumë qëndrueshmëri dhe ekuilibër. Sigurisht në qoftë se do të ishit në një ishull pothuajse të pabanuar, mund të kryenit shumë qetësisht marrëdhënie seksuale. Uji, hëna apo perëndimi i diellit, mund ti bëjë gjërat më romantike.