Thellohet tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë, të cilët u dogjën nga flakët për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të tyre.
Për fat të keq, mësohet se ka ndërruar jetë dhe vajza tjetër e familjes Klarisa, vetëm 12 vjeçe. Sikurse edhe motra e saj Danjela, edhe vajza 15-vjeçare kishte marrë plagë të shumta nga zjarri.
Kujtojmë se gjatë shpërthimit të bombolës mëngjesin e 5 korrikut i plagosën rëndë, Alketa Gjoka 40 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeçe, Enriko Gjoka, 11 vjeç dhe Klarisa Gjoka 15 vjeçe.
Të gjithë anëtarët e familjes Gjoka u dërguan në Itali për kurim. Në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë edhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes.