• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nga e hëna nuk do hapim lokalet nëse…” Biznesmenët e Vlorës i vënë kushtin e prerë kryeministrit Rama

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Nga e hëna nuk do hapim lokalet nëse…” Biznesmenët e Vlorës i vënë kushtin e prerë kryeministrit Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pronarët e lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë që të shfuqizohet akti normativ për oraret pasi ju kufizon aktivitetin.

Biznesmentët shprehen se ky akt dhe kufizimet po sjellin falimentimin e tyre dhe kërkojnë që të operojnë deri në orën 02:00.

Ata thonë se në të tilla kushte trysnie, nuk kemi si të jemi një vend me turizëm konkurrues në rajon dhe se turistët po shkojnë drejt vendeve fqinje.

Pronarët e bizneseve paralajmërojnë se në rast të mos marrjes në konsideratë të problemit, do të mbyllin bizneset si hap të parë deri në përshkallëzime të mëtejshme duke hequr të gjithë personelin nga puna dhe si me çdo biznes që mbyllet ne ndërpresim edhe pagesat e taksave dhe detyrimeve.

LETRA E PLOTË
Ju njoftojmë se ne, përfaqësuesit, pronarët e aktiviteteve të shërbimit të Bar-Restaurant-Lounge të qytetit të Vlorës dhe në veçanti të zonës së Lungomares, duke mos marrë zgjidhje nga Prefektura dhe Policia e Shtetit për kërkesat tona për lejimin e ushtrimit të aktivitetit tonë përtej orës 24:00 dhe për mbajtjen e muzikës brenda normave të lejuara me ligj sipas fashës orare, vendosim t’ju drejtohemi ju me këtë kërkesë zyrtare për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Situata është e patolerueshme, e bërë e tillë edhe nga sjellja e Policisë së Shtetit, e cila në shumë raste të dokumentuara ka dhunuar verbalisht dhe psikologjikisht disa nga ne dhe ka vepruar në mënyrë të njëanshme dhe abuzive.

Gardh me makina policie përpara subjekteve tona në orën 22:00 për muzikën, gardh edhe më i theksuar me patrullim policor në orën 24:00.
Kufizimet e vendosura janë absurde dhe veprohet në mënyrë të padrejtë dhe preferenciale. Bizneset tona mbyllen me dhunë demonstrative në orën 24:00 kur është kulmi i lëvizjes së qytetarëve dhe kjo gjë është totalisht e papranueshme dhe e pahijshme për imazhin e turizmit në qytetin tonë. Lëvizja e lirë vazhdon, bizneset tona ndalohen. ndërkohë Tirana vazhdon me grumbullime masive me qindra e mijëra njerëz, si rasti i Finales së Europianit në Tiranë, ku kryebashkiaku mblodhi mijëra njerëz në shesh për të parë ndeshjet, të cilat zakonisht mbaruan pas orës 23:00. E me radhë po të shikosh “Instagramin” dhe “Facebook”, ka postime nga dhjetëra biznese në Tiranë, në Gjirin e Lalzit, biles deri në Memaliaj, ku festohet deri në 2:00 të mëngjesit me muzikë ‘live’ e qindra persona pjesëmarrës. Po ne pse penalizohemi??
Ndërkohë jemi të parët të interesuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dhe të ndalohet çdo individ i papërgjegjshëm që gjeneron dhunë apo sjellje të pahijshme ndaj turistëve.

Po ju drejtohemi si Kryeministër i Shqipërisë, si mbrojtës i interesave ekonomike të zhvillimit kombëtar, paralelisht me atë shëndetësor me këtë kërkesë:
1. Ju lutemi shfuqizoni aktin normativ Nr.3. dt. 15/03/2020 që na kufizon të drejtën tonë kushtetuese për të ushtruar të lirë aktivitetin tonë jetik. Ky akt normativ me kufizimet e tij duke mos reflektuar paralelisht me ulje taksash apo subvencione po na falimenton.
2. Lejoni ushtrimin e aktiviteteve muzikore nëpër vendet dhe bizneset që i plotësojnë këto kushte të paktën deri në orën 24:00 dhe lejoni bizneset të operojnë të paktën deri në orën 02:00.
Në të tilla kushte trysnie, ne nuk kemi si të jemi një vend me turizëm konkurrues në rajon. Kohët e fundit jemi informuar me lajmet më të fundit se si turistët po shkojnë drejt vendeve fqinje pikërisht për këtë fakt. Vende si Mali i Zi, Greqi, Turqi etj.
Ndaj të detyruar në të tilla kushte kemi vendosur se në rast të mos marrjes në konsideratë të problemit tonë, ne kemi vendosur bashkërisht për të mbyllur bizneset tona si hap të parë deri në përshkallëzime të mëtejshme duke hequr të gjithë personelin nga puna dhe si me çdo biznes që mbyllet ne ndërpresim edhe pagesat e taksave dhe detyrimeve.

Pas

“Ka dhe eshtra fëmijësh” Zbulimi i varrit masiv në Përmet, flet arkeologu: Nuk i përket viktimave të komunizmit

Para

Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e futurologëve të “The Economist”

Para
Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e futurologëve të “The Economist”

Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e futurologëve të “The Economist”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar