• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi pas një ecjeje në vapë.

Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale?

Lexoni më poshtë disa të dhëna dhe këshilla nga AgroWeb.org.

Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.

Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.

Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet.

Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.

Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.

Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialitët.

Cila është Temperatura e Duhur

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.

Temperatura e kondicionerit, sipas të dhënave të AgroWeb.org duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë celcius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambjentit ku flini.

Sipas të dhënave temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.

Kursimi i Energjisë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për çdo gradë që rrisni në kondicionerin tuaj, ju kurseni 3 deri në 5% në shpenzimet e energjisë, pasi kondicioneri do të punojë në mënyrë më normale dhe nuk do t’i duhet shumë energji.

Ky kursim është një arsye më shumë për të mos e ulur temperaturën e kondicionerit dhe sigurisht, arsyeja kryesore është se luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj./AgroWeb.org

Pas

“Kaluam si dy miq të vjetër” Rama pret për herë të parë në zyrë zv.kryeministrin shqiptar nga Mali i Zi

Para

Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët mbi 18 vjeç

Para
Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët mbi 18 vjeç

Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët mbi 18 vjeç

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar