• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zyra postare në telefonin tuaj: “e-Posta”, aplikacioni që garanton shpejtësi, thjeshtësi dhe siguri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Zyra postare në telefonin tuaj: “e-Posta”, aplikacioni që garanton shpejtësi, thjeshtësi dhe siguri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të qenit inovator nuk nënkupton veç të zbulosh, por të ndryshosh modelin tradicional të të bërit biznes.

E kjo vlen për t’u përqasur sa më thjeshtë me mjedisin përreth për të ofruar produkte dhe shërbime më të mira.

Që inovacioni të përkthehet në sukses duhet të ketë një integrim gradual dhe cilësor në kompani me qëllim krijimin e një kulture dhe mendimi inovativ për të rritur efikasitetin.

Përmes saj zvogëlohen kostot dhe krijohen më shumë lehtësira për klientin i cili meriton dhe duhet të ketë më shumë shërbime cilësore.

Posta Shqiptare ka pasur pikërisht këtë sfidë, andaj edhe punën për implementimin e teknologjisë dhe inovacionit, e ka shndërruar ndër vite në një mision.

Sot mund të themi se shënon në bilancin e saj disa triumfe ku i pari është pajisja me licencën e parasë elektronike nga Banka e Shqipërisë.

Kjo i hap rrugën këtij institucioni drejt zgjerimit të ofertës për konsumatorin përmes një pakete edhe më të gjerë shërbimesh bankare siç është krijimi i portofolit e-Wallet për çdo klient të saj.

Triumfi i dytë vjen me hedhjen në treg të aplikacionit të pagesave online “e-Posta” nga Posta Shqiptare për t’u ardhur në ndihmë klientëve individë/biznes në kryerjen e pagesave utilitare (ujë, drita, tatime, dogana dhe gjoba).

Kështu, përmes kartës bankare apo shërbimit e-Wallet mund të krijohen lehtësira në çdo zyrë postare në vend.

Ky hap i rëndësishëm mund të shihet si një moment emergjent për të edukuar sjelljen e konsumatorit edhe për ato segmente tregu të paarritshëm më parë nga sektori bankar dhe financiar shqiptar.

Iniciativa mbron rolin e Postës Shqiptare për të qenë pararojë e shërbimit universal në të gjitha disiplinat e tregut.

Çfarë është “e-Posta”?

Aplikacioni “e-Posta” i shërben qytetarëve dhe biznesit për të kryer pagesa në kohë reale pa komision transfertash për disa shërbime utilitare ose me komisionet më të ulëta në treg për disa të tjerë.

Njëkohësisht ai ju mundëson të gjeni zyrën më të afërt postare, të tërhiqni në çdo kohë nga balanca juaj duke e përdorur atë si një”portofol” te cilin e keni gjithmonë me vete, si dhe të gjurmoni në kohë reale objektet postare duke mos ofruar thjesht shërbime financiar por edhe atë postar.

Sot nuk është më e nevojshme që një qytetar të mbajë më radhë me librezën e dritave në dorë pranë një zyre postare duke humbur kohë dhe humbur durimin në pritje të gjatë.

Gjithçka tani është më e thjeshtë, më e shpejtë, më e sigurt.

Pandemia që lamë pas na bëri të mendojmë para së gjithash për shëndetin e qytetarëve tanë të cilët pavarësisht masave efiçente që morëm, sërish ngelën një zgjidhje provizore.

Andaj sot zgjidhja e duhur është “e-Posta?”, aplikacionit që mund të shkarkohet falas në celular nga platforma “AppStore” apo “Google Play”.

Kujdes!

Për të aktivizuar aplikacionin e-Posta ju do të duhet të paraqiteni me një Kartë Identiteti pranë çdo sporteli të zyrave të Postës Shqiptare me qëllim aktivizimin e balancës suaj dhe përdorimin e mëtejshëm të aplikacionit për transaksionet tuaja të dëshiruara.

Shumë nga klientët pyesin: “Përse duhet zgjedhur e-Posta?”

E thjeshtë:

● 0 komision për mirëmbajtje llogarie;
● 0 komision për pagesën e OSHEE;
● Kryerje e pagesave për shërbimet utilitare me komisionet më të ulëta në treg;
● Konfirmim në kohë reale i pagesave edhe me e-mail;
● Gjurmimi në kohë reale i pakove postare;
● Lokalizim i zyrave postare;
● Kontroll dhe verifikimi i historikut të veprimeve;
● I aksesueshëm 24 orë në 7 ditë të javës;
● I thjeshtë në vizualitet, funksionalitet dhe përdorim, dhe mbi të gjitha i sigurt.

Së shpejti, një numër shërbimesh dhe produktesh të tjera të sportelit të Postës Shqiptare do t’i shtohen portofolit të aplikacionit “e-Posta”, për të kompletuar kështu të gjithë shërbimet e një zyre postare në telefonin tuaj.

Aplikacioni i Postës Shqiptare “e-Posta” është shërbimi pararojë i projekteve të tjera inovative që Posta Shqiptare pritet të hedhë së afërmi në treg, si pjesë vitale e misionit të saj për të ofruar më të mirën për klientin, me shërbime të shpejta, të sigurta dhe lehtësisht të aksesueshme kudo.

Pas

 Lihet e lirë sanitarja Tire Alldervishi, i mori ryshfet vajzës së pacientes me virus 

Para

G20 dhe reforma e taksimit ndërkombëtar

Para
Vendet europiane riaktivizojnë “litarët e shpëtimit të ekonomisë”

G20 dhe reforma e taksimit ndërkombëtar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar