• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Disa deputetë nuk do hynë dot në parlament” Parashikimi i Spartak Ngjelës: Ja çfarë do ndodhë brenda shtatorit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Disa deputetë nuk do hynë dot në parlament” Parashikimi i Spartak Ngjelës: Ja çfarë do ndodhë brenda shtatorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi dje se në shtator do të ketë një goditje të madhe në Shqipëri përsa i përket luftës anti-korrupsion.

Ai tha se gjithçka do të lidhet me Kuvendin e ri teksa deklaroi se ka deputetë të dalë nga këto zgjedhje që janë krerë të korrupsionit. Sipas avokatit ata nuk do të kenë mundësi të futen në Parlament. “Krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi dhe, pikërisht ky është sekreti i kësaj kohe, sepse këta krerë, pasi i vodhën shqiptarët, tani po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.

Në fakt, asgjë nuk mund të bëjnë dot: janë të gjithë të skeduar dhe po kuptohet se janë nën kontroll. Që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë. Dhe gjithçka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator. Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ata do të hyjnë në Parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri”, tha ai.

Po ashtu Ngjela u shpreh se shpallja “non grata” e zyrtarëve është një pengesë për të qenë pjesë e Kuvendit. Sipas avokatit, do të fillojnë procedimet penale sa i përket korrupsionit. “Kurse, dihet se, pengesa për të qenë ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, vjen normalisht sipas ligjit të dekriminalizimit, për të gjithë ata që do të shpallen non grata në Amerikë; dhe për të gjithë ata të tjerët, kundër të cilëve do të fillojë procesi penal, duke qenë të akuzuar për korrupsionin. Ky është një proces që tani sapo ka filluar. Prisni dhe shikoni”, tha ai.

Ngjela flet për luftën antikorrupsion

Nga ana tjetër, Ngjela u shpreh se në Shqipëri do të goditen të gjithë keqbërësit pasi arrestimet e ditëve të fundit tregojnë qartë nisjen e luftës antikorrupsion. Ngjela deklaroi se ata që e kanë shkatërruar Shqipërinë nuk do të shpëtojnë dot teksa mori shembullin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati tha se ashtu si Berisha, do të shpallen “non grata” dhe plot zyrtarë të tjerë.

Sipas tij, ata do të jenë “non grata” edhe në Kuvend veçse në Amerikës. “Historia e Shqipërisë do të marrë ngjyrën e të vërtetës dhe brenda saj, shpejt do të goditen të gjithë keqbërësit. Madje, ajo ka filluar, sepse arrestimet e ditëve të fundit, kuptohet që janë në vetvete preludi i luftës antikorrupsion në Shqipëri. Ata që shkatërruan Shqipërinë me urdhër nga pushtuesit e tokave shqiptare, në vitet 1992-1996, nuk do të shpëtojnë dot. Kurse, shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emrave për personat e korruptuar që do të dalin “non grata” në Shtetet e Bashkuara, njëlloj si Berisha. Këta janë i njëjti grup i errët antishqiptar i dokumentuar tashmë, por shqiptarët i duan këta të jenë “non grata” në Amerikë, por “non grata” edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse janë shumë deputetë në mesin e tyre”, tha ai.

Pas

“A janë normal me këto çmime?” Zv.ministrja ‘shokohet’ nga fatura e restorantit në Dhërmi: Skandal

Para

“Ky veprim është i turpshëm” Bujar Nishani zbulon përplasjen mes Ilir Metës dhe Edi Ramës

Para
“Ky veprim është i turpshëm” Bujar Nishani zbulon përplasjen mes Ilir Metës dhe Edi Ramës

“Ky veprim është i turpshëm” Bujar Nishani zbulon përplasjen mes Ilir Metës dhe Edi Ramës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar