• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kana bis mes domateve/ Ministria reagon pas disa orësh, por nuk sqaron pse i fshiu pamjet 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Kana bis mes domateve/ Ministria reagon pas disa orësh, por nuk sqaron pse i fshiu pamjet 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmit të bërë publik një ditë më parë, në lidhje me serën bujqësore e cila kultivonte kanabis sativa.

Sipas reagimi zyrtar, mbjellja e kanabisit kryhet në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë, për arsye shkencore.

“QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021”, thuhet në reagim.

Mirëpo, në reagimin e saj, ministria nuk jep detaje se përse i fshiu pamjet ku tregohej lënda narkotike.

Reagimi i ministrisë

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet.

Pas

Rëndohet situata, ndërrojnë jetë dy persona, mbi 800 të tjerë të helmuar në spital nga uji në Deçan

Para

Krijohet aplikacioni për të rinjtë që duan të martohen, por rregullat janë të rrepta

Para
Gjobiten prindërit që nuk martojnë fëmijët deri në moshën 18-vjeçare

Krijohet aplikacioni për të rinjtë që duan të martohen, por rregullat janë të rrepta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar