Ka marrë përmasa tragjike situata me helmimin nga uji në Deçan, Kosovë, ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona, teksa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital.
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë me dije se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë”, për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.
Lajmin e ka konfirmuar për mediet fqinje zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë ai.