• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Doli e para në konkursin e Akademisë së Policisë, nuk e pranojnë me arsyen: Nuk je e besueshme

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Doli e para në konkursin e Akademisë së Policisë, nuk e pranojnë me arsyen: Nuk je e besueshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në muajin Mars të këtij viti në emisionin “Stop” është publikuar rasti i një vajze nga Kukësi, e cila në Shtator të vitit të shkuar ka konkurruar për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Ajo fitoi të trija fazat e konkurrimit, madje duke dalë e para në renditje, por nuk u lajmërua si fituese nga Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit

“Në të tri fazat kam dalë shumë mirë, me rezultate shumë të mira. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i policisë që unë jam fituese, e vetmja dhe e para në Qarkun e Kukësit. Kur erdhi momenti që të lajmërohen konkurrentët për vazhdimin e shkollës, unë nuk jam lajmëruar. Nuk e di për çfarë arsyeje, nuk e di se kush mund ta ketë blerë vendin tim. Këtu kështu funksion, dikush mund të ketë dhënë lekë dhe janë detyruar të marrin atë dhe të më heqin mua që i kam marrë të gjitha provimet me forcat e mia, pa asnjë ndërhyrje. Kjo është arsyeja pse iu drejtova Stop-it. Duke parë që askush nuk po më jep përgjigje, zgjidhje, mendova që më mirë t’ju drejtohem ju pasi keni zgjidhur shumë probleme. Doja ta bëja publike këtë rast pasi nuk është fare e drejtë”, ka qenë kjo dëshmia e denoncueses.

Një ditë pas transmetimit në “Stop” vajzës denoncuese i shkon shkresa, se ajo nuk plotëson kriterin e besueshmërisë, por sërish nuk i janë dhënë shpjegime pse ajo nuk është e besueshme për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Lidhur me këtë emisionin “Stop” iu drejtua me shkresë zyrtare te institucioneve, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Nga këto institucione, vetëm dy kthyen përgjigje dhe thuhet se skualifikimi është bërë për shkak të nenit 139 të rregullores, që do të thotë se nuk është pranuar se dyshohet se ajo ose familjarët e saj mund të kenë probleme me ligjin.

Emisioni “Stop” lidhur me këtë rast ka pyetur, Erzen Breçanin, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, i cili shprehet se policia mund të bëjë verifikime në fillim dhe pastaj kandidatët të futen në konkurrim, për shmangur situata të tilla.

“Për mendimin tim procedurat e testimit duhet të jenë me format tjetër. Në fillim duhet të bërë verifikimi i figurës së aplikantit, dhe jo të vazhdojë testimin me shkrim dhe me gojë dhe në fund të thuhet që nuk je e besueshme. Në fillim duhet të jetë verifikimi dhe kontrollimi mjekësor dhe më pas të gjithë të tjerat“, shprehet Breçani.

Marrë nga tvklan.al

Pas

Dy ngjarje të rënda në Tiranë/ Humb jetën një 47 vjeçar pas kontaktit me elektricitetin, një 65-vjeçare e përplas motorri

Para

Kërkon t’i zërë vendin/ Duka nuk kursen “thumbat” ndaj Shakohoxhës: Kam përballë një komentator

Para
Kërkon t’i zërë vendin/ Duka nuk kursen “thumbat” ndaj Shakohoxhës: Kam përballë një komentator

Kërkon t'i zërë vendin/ Duka nuk kursen “thumbat” ndaj Shakohoxhës: Kam përballë një komentator

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar