• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Plazhi i Golemit, turizëm mes plehrave në kulmin e sezonit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Plazhi i Golemit, turizëm mes plehrave në kulmin e sezonit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Është e shtunë dhe vapa e ka nxehur asfaltin. Dy turistë të huaj kalojnë në rrethrrotullimin pranë detit në zonën e Golemit dhe zënë hundët e vënë duart në kokë. Një pasthirmë dëgjohet “obobo”, teksa po ecin pranë kazanëve të plehërave të mbushur plot e përplot dhe të derdhura në rrugë.

Pak më tutje, pranë pishave janë hedhur plehëra grumbull, ndërsa aty pranë nuk ka fare kosha. Një makinë me targa gjermane kalon dhe shoferi shikon i çuditur e më pas largohet me shpejtësi.

Ecim pak më tej, rreth 500 metra larg një hoteli luksoz që një ditë më parë ishte inaguruar nga ministri i turizmit Blendi Klosi. Pamja është e njëjtë. Kosha të tejmbushur dhe plehra të derdhura në tokë.

 

Situata është e njëjtë në të gjithë zonën e Golemit dhe më tej. Në hyrje të Qerretit, përpara kompleksit Prestige dhe në rrugën që të çon drejt fshtatrave turistikë, një punonjës i Bashkisë vetëm s ai afron plehërat afër kazanëve, duke u munduar që ato të mos pengojnë rrugën.

Kontrasti është i madh me ambientet para hoteleve që janë të mirëmbajtura e shkëlqejnë nga pastërtia, pas angazhimit të personelit që herët në mëngjes.

Hotelet po shpresojnë që këtë sezon të rikuperojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia. Automjetet me targa të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë janë të shumta në oborret e hoteleve. Charterat sa vijnë e po shtohen nga Polonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina e së fundmi nga Armenia.

Imazhi që krijoohet tek këta turistë, që shihen si shpresa e shpëtimit të ekonomisë së dobësuar nga pandemia është zhgënjyes.

Rrahman Kasa pohon se turistet janë të kënaqur me hotelet dhe shërbimin brenda tyre por kanë rezerva sa  i takon mjedisit të jashtëm të tyre. Ka mbetje që e prishin imazhin. Trafiku mbetet problem dhe po të kishte vullnet do të ishte gjetur zgjidhja.

Sipërmarrësit vendas kanë investuar në rritjen e kapacitetevë akomoduese vitet e fundit, në përgjigje të kërkesës të agjencive turistike nga shumë shtete, por pandemia dhe problemet me menaxhimin e mbetjeve dhe infrasstrukturës rrezikojnë të zhvlerësojnë interesin e lartë të të huajve për Shqipërinë.

Prej disa javësh, Durrësi dhe zona e Golemit nuk po gjejnë zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së vend grumbullimit të Porto Romanos, pa gjetur fillimisht se si dhe ku do të përpunohen plehrat./Monitor/

Pas

Çfarë ndodhi këtë herë? Policia mësyn në ambjentet e lokalit të reperit Noizy 

Para

Mbytet një person në Darzezë, një tjetër në gjendje tepër të rëndë

Para
Mbytet një person në Darzezë, një tjetër në gjendje tepër të rëndë

Mbytet një person në Darzezë, një tjetër në gjendje tepër të rëndë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar