• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si u rrit 2.5 herë kosto e rrugës Milot-Balldren, gosti për firmën e ish-deputetit mik me Ramën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Si u rrit 2.5 herë kosto e rrugës Milot-Balldren, gosti për firmën e ish-deputetit mik me Ramën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka treguar sot me anë të një publikimi në rrjetet sociale se sipas tij kostoja e rrugës Milot-Balldren është rritur 2.5 herë.

Sipas tij në dhjetor të vitit 2017 kostoja e koncesionit të rrugës Milot-Balldren u programua nga qeveria se do të ishte 110 milionë euro, por në një vit e gjyëm ka shkuar 256 milion euro, pra gati dy herë e gjysmë më shumë.





Gazetari shkruan se kjo është në gosti  firmën e afërt me një ish—deputet të Partisë Socialiste, shumë  i afër me kryeministrin Edi Rama.

SHKRIMI I PLOTE I KLODIAN TOMORRIT

Kur qeveria programoi per here te pare ndertimin me koncesion te rruges Milot-Balldren, kostoja zyrtare e percaktuar ne buxhet ishte 14 miliarde leke ose rreth 110 milione euro.

Tenderi u be ne tetor te vitit te kaluar dhe u fitua nga kompania ANK. Por kostoja nga 14 miliarde leke qe ishte programuar ne buxhet, kerceu ne 20.1 miliarde leke. Qeveria e justifikoi rritjen me rreth 50 per qind te fatures me faktin se projekti kishte ndryshuar dhe rruges i ishin shtuar kalimet dytesore plus ndertimi i hyrje-daljeve per fshatrat perreth.

Por nuk mbaroi me kaq. Kjo ishte vetem vala e pare e cmendurise. Pas rritjes me 50 per qind nga programimi buxhetor deri ne tender, kostoja e rruges Milot Balldren eshte rritur edhe me 60 per qind te tjera pas tenderit.

Nje jave me pare Keshilli i Ministrave miratoi kontraten e koncesionit per Milot -Balldren. Edhe pse tenderi per kete rruge u fitua 20.1 miliarde leke, ne total taksapaguesit shqiptare do t’i paguajne kompanise koncesionare plot 32 miliarde leke. Pra 11.9 miliarde leke shtese ose 90 milione euro me shume se sa cmimi i tenderit. Ketu nis historia tjeter.

Shtesa prej 90 milione eurosh eshte ajo qe teknikisht quhet kosto e kapitalit. E thene me thjesht, ky eshte interesi qe qeveria do i paguaje kompanise koncesionare, meqenese ajo do e ndertoje rrugen me parate e veta, ndersa buxheti do e shlyeje me keste per 13 vjet. Dhe fatura per qytetaret rritet.

Pra ne dhjetor te vitit 2017 kostoja e koncesionit te rruges Milot-Balldren u programua nga vete qeveria 110 milione euro. Por ne vetem 1 vit e gjysme, fatura totale e saj kerceu ne 256 milione euro. Gati dy here e gjysme me shume.

Kjo rritje drastike, eshte arsyeja se pse FMN i kerkon qeverise te bllokoje ofertat e pakerkuara. Mekanizmi i ofertes se pakerkuar e ben tenderin thuajse fiktiv dhe pa gare, jo vetem ne aspektin praktik, por edhe ate ligjor. Per dy arsye. Se pari bonusi prej 10 per qind te pikeve qe qeveria i jep ofertuesit te pakerkuar para tenderit, praktikisht e ben ate fitues te paracaktuar ne tender.

Se dyti, edhe ne kete gare te kufizuar, kompanite qe marrin pjese ne tender garojne vetem per cmimin e ndertimit. Pasi shpallet fituesi, Ministria e Infrastruktures negocion koston e interesit koke me koke me kompanine private. Pra kostoja e interesit, e cila eshte sa 40 per qind fatures totale, nuk behet me gare, por me negocim te drejteperdrejte, ne nje tavoline zyre apo ndoshta edhe private mes drejtuesve te ministrise dhe kompanise private.

Si mund te lihet nje institucion te negocioje koke me koke pa asnje gare, 90 milione euro prokurim? Kjo eshte e paligjshme. Eshte njesoj sikur nje institucion publik te shpenzoje 90 milione euro nga parate e qytetareve pa asnje tender, por me negociata te drejteperdrejta.

Ligjerisht do duhej qe gara e koncesioneve te behej per te gjithe vleren e fatures, pra jo vetem koston e ndertimit te rruges, por koston e ndertimit plus koston e kapitalit. Ne te kundert, ndodh kjo qe ndodhi. Nje rruge qe u nis me 100 milione euro, do ta paguajme 256 milione euro. Dy here e gjysme me shume, gosti per firmen e afert me nje ish deputet te Partise Socialiste, shume i afert me kryeministrin Edi Rama.

Pas

Artan Fuga ka tre pyetje për Edi Ramën, jo si kryeministër

Para

Rudina Hajdari sulmon Bashën nga Kuvendi: Shkoi në Angli me delegatët e ushtrisë së vdekur

Para
Rudina Hajdari sulmon Bashën nga Kuvendi: Shkoi në Angli me delegatët e ushtrisë së vdekur

Rudina Hajdari sulmon Bashën nga Kuvendi: Shkoi në Angli me delegatët e ushtrisë së vdekur

Të Gjitha

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

nga Fast News
10:42 | 11/07/2025
0

Rekordi i ri historik i Bitcoin, ja sa ka arritur

Rekordi i ri historik i Bitcoin, ja sa ka arritur

nga Fast News
10:39 | 11/07/2025
0

Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

nga Fast News
10:37 | 11/07/2025
0

Recent News

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

10:43 | 11/07/2025
Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

10:42 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar