• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do përballeni me SPAK, nëse…” Rama paralajmëron kryebashkiakët: Urgjent adresoni këto 5 problematika

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Do përballeni me SPAK, nëse…” Rama paralajmëron kryebashkiakët: Urgjent adresoni këto 5 problematika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme iu drejtua me tone të ashpra kryebashkiakëve.

Ai i paralajmëroi se nëse abuzojnë me procedurat e prokurimit publik, do të përfundojnë në SPAK apo GJKOO.

Në fjalën e tij, Rama renditi pesë kritere që tani e tutje do të duhet të zbatohen nga kryebashkiakët, pasi në të kundërtën sipas tij do të përballen me hetuesit e SPAK.

“Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator.

Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, probleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës.

Tani dua t’iu informoj se do të kalojë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim për tender. Le të jetë cilido qoftë prej jush, por jo unë, as PS, që do të shkojë para hetuesve të SPAK apo trupës së Gjykatës Speciale, për të dhënë shpjegime.

Problematikat kryesore që kanë nevojë të adresohen dhe duhen adresuar pa asnjë hezitim, pa asnjë tolerancë, nga ana juaj, dhe që do të monitorohen e trajtohen në rast shkelje pa asnjë tolerancë, janë: e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës në procedurat e prokurimit. E dyta, rritja e përgjegjshmërisë dhe integritetit për procedurat, planifikim në kohë, që të shmanget kanceri, në të cilin prej disa vitesh në nivelin e qeverisë qendrore i kemi larë duart, ndërsa në nivelin e qeverisë vendore kanceri vazhdon ha lekë, me negociim, pa procedurë.

E treta, çdo përdorim qartazi abuzim, do të konsiderohet i paligjshëm dhe do t’i dërgohet SPAK. E katërta, të gjitha procedurat pa negociim do të shkojnë në SPAK. Të shmanget në mënyrë kategorike hartimi i kritereve, qepja me porosi, në kundërshtim me legjislacionet e fushës, duke kufizuar forcërisht konkurrencën.

E pesta, parantezë për të katërtën për këtë e për ato që thash do keni asistencën teknike të Agjencisë së prokurimit, por bashkitë duhet të reagojnë. Mos reagimi fare, sikur këtu gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura në shishe që hidhen në det, ose mosargumentimi për pse është vendosur një kriter i veçantë për të cilin APP ka rekomanduar të hiqe, do të përfshihet në hetim administrative e do të dërgohet për hetim penal në SPAK”, tha kryeministri Rama.

Pas

“PS nuk është zyrë avokatie” Pasi e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut, Rama merr vendimin për Fatos Tushen

Para

“Shkundeni nga themelet këtë vend” Artan Hoxha publikon foton dhe jep mesazhin e fortë

Para
“Shkundeni nga themelet këtë vend” Artan Hoxha publikon foton dhe jep mesazhin e fortë

“Shkundeni nga themelet këtë vend” Artan Hoxha publikon foton dhe jep mesazhin e fortë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar