Të paktën 15 tërmete kanë goditur Tajvanin në vetëm 24 orët e fundit, mirëpo deri më tani nuk janë raportuar dëme apo viktima në ishull.
Mediat lokale shkruajnë se të gjithë tërmetet të cilat filluan pasditen e djeshme, goditën Hualien në Tajvan, zonë kjo që është e vendosur përgjatë bregdetit lindor të vendit.
Lëkundjet janë regjistruar midis 3,1 dhe 5,4 shkallë Rihter, me një thellësi midis 5 deri në 14,2 kilometra. Tërmeti më i fundit u regjistrua rreth orës 6:11 të mëngjesit të kësaj të premteje me kohën lokale. Sipas autoriteteve, nuk është raportuar ndonjë lëndim apo dëm serioz.