• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në banka

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet 8,1 miliardë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 5.2% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 5.51% që zinin në dhjetor 2019.

E njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 7.19% të depozitave, kundrejt 7.39% në vitin 2019. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 10.42% të totalit, nga 10.47% që kishin një vit më parë.

Vitin e kaluar depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 ato kishin vlerën e 1.29 trilionë lekëve, 7.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Prirja e përgjithshme për kursim mes shqiptarëve, për shkak të pasigurisë se shkaktuar nga pandemia, që rritja e depozitave të mbështetet edhe nga një bazë më e gjerë depozituesish. Rrjedhimisht, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e peshës specifike të depozituesve më të mëdhenj të sistemit.

Sidoqoftë, vlerat e zotëruara prej këtyre individëve (ose subjekteve) ngelen të konsiderueshme. 5.2% e depozitave totale në fund të vitit 2020 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh ose rreth 540 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2019, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj ishin rreth 65.6 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë depozitat e tyre janë rritur, megjithëse pesha e tyre ndaj totalit ka rënë.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2020 llogaritej në afërsisht 93 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë kishte qenë rreth 88.5 miliardë lekë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 135 miliardë lekë, nga rreth 124 miliardë lekë një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2020 rreth 101 mijë individë, (3.9% e totali të individëve depozitues), zotëronin pjesën më të madhe të depozitave bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 56.8% e totalit, duke u rritur nga niveli 56.5% që zinin një vit më parë./Monitor/

Pas

Nga Bitcoins në Govcoins, “flluskë” apo e “ardhmja”

Para

Enjtja e duarve nga i nxehti, disa këshilla që duhet të keni parasysh

Para
Enjtja e duarve nga i nxehti, disa këshilla që duhet të keni parasysh

Enjtja e duarve nga i nxehti, disa këshilla që duhet të keni parasysh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar