Këngëtarja e njohur shqiptare Loredana Zefi ka bërë me dije se 10 persona të armatosur i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur sendet me vlerë.
Ajo ka njoftuar se i kanë marrë paratë, “hard drive” të kameramanit si dhe një objekt personal shumë të shtrenjtë për të.
Me anë të disa ‘Instastory-ve’ në Instagram, Loredana tregon me pamje momentin që hajdutët kanë hyrë brenda. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.
“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana.