Për aktoren Rudina Dembacaj sot është një ditë e trishtë.
Zakonisht jemi mësuar që postimet e saj të jenë plot humor, por këtë herë ajo ka shfaqur anën e saj më të dhembshur.
Sot ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e të atit të aktores.
Rudina e ka shprehur shpesh se ai ishte pika e saj e dobët dhe sot na ka treguar anën emocionale, duke i dedikuar dy fjali shumë të ndjera.
Me një foto nga varri i të atit, Rudina shkruan se e kujton atë çdo ditë.
“Je i paharruar babush! Nuk jetohet bukur, nëse nuk të kujtoj çdo ditë”-shkruan Rudina.