• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalin detajet/ Si ndërhyri biznesmeni që fitoi tenderin që vajza e Tushes të merrte provimin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Dalin detajet/ Si ndërhyri biznesmeni që fitoi tenderin që vajza e Tushes të merrte provimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dalin detaje të tjera nga dosja hetimore e SPAK që çoi në pranga ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 persona të tjerë në lidhje me tenderin abuziv me vlerë 24 milionë lekë për një kanal vaditës.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton që biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen. Madje në një nga bisedat rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për Stomatologji.

PJESE NGA DOSJA:

Bisedat e zhvilluara midis Fatos Tushes me detyrë kryetari i Bashkisë Lushnje dhe shtetasit Ibrahim Lami në datat 24-25.09.2020 njoftojnë se ata njihen dhe kanë miqësi me njëri tjetrin.

Fatos Tushe: Hë si u gdhive ça po bën?

Ibrahim Lami: Hiç si u gdhive ti ça bën?

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola edhe e atë dhe e lashë javës tjetër por unë nesër do jem në Tiranë se goca ka provimin dhe do flemë atje….se më morën mjes këta Erjon…me këta raportimet… për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu…dola tu pi cigare.

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova. Në Lushnje ishte ajo.

Fatos Tushe: Ti ça bën?

Ibrahim Lami: Hiç, ja piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas vetë me Fatosin.

Fatos Tushen: Epo mirë të jetë mirë… a vajti në parlament mo?

Ibrahim Lami: Po vajti, biles e çova unë.

Fatos Tushe: Pse s’ishte ai djali apo i dha dërman atij prapë.

Ibrahim Lami: Jo mo s’i dha dërmën, por më dha ky nja dy fletë rapi për te puna dhe atje lart dhe hajd isha për mbarë.

Në bisedën 25/09/2020 njoftohet se shtetasi Ibrahim Lami ndërhyn për një provim që ka vajza e Fatos Tushes

Ibrahim Lami: Alo si u gdhive, ajo sot në 11 ka atë të mjekësisë atë konkursin dhe në 2 të Stomatologjisë.

******23: dy… po ai i jot është aty….po mirë ja të marr dikë në telefon dhe të ta çoj numrin unë megjithëse nuk e takon dot sot se është mbyll krejt perimetri, as hyn as nuk del njeri aty.

Ibrahim Lami: Po sot është konkursi…po ça bohet, ça zgjidhje ka.

*****23: Vetëm ta marr pasdite në telefon unë atë. Se duhet t’ia kishim thënë përpara ne asaj… që dje…t’ia kishim thënë dhe ta takofshim se sot I kanë fikur telefonat dhe as për të dalë përjashta nuk të lënë….po të shkoj ta shofi…nejes të hyjë tashti dhe ta takojnë pasdite nesh mund të bëjë ndonjë gjë…të shohim pasdite ta marr unë në telefon pas konkursit dhe të shohim ça mund të bëjë.

Ibrahim Lami: Po mund të na ndihmojë thu…

*****23: Po unë do i them…bëje dhe një kafe dhe do ja japim, ajo do shofi interesin e vet e pra.

Ibrahim Lami: Po është përgatit ajo goca re. po a është e vështirë….

*****23: Po nëse është përgatit është në rregull mos e vrit mendjen….vetëm të mos jetë shumë mbrapa atyre vendeve që futen…po po qe afër një shtyrje ja japim.

Ibrahim Lami: eeee jo se nuk do jetë shumë mbrapa.

Ndërkohë biseda e datës 26/09/2020 njofton se shtetasi Ibrahim Lami ka në administrim firmën Loti Sh.p.k. Kjo firmë rezulton se në bazë të procesverbalit për kqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga internet të ketë dalë fituese në prokurime të zhvilluara në Bashkinë Lushnje.

Pas

Emocionohet Orinda Huta/ Rrëfen momentin më të vështirë të shtatzanisë

Para

“Gjendja e tij është e rënduar” I rrëmbyen të birin, babai i 12 vjeçarit rrëfen takimin e parë me të

Para
“Gjendja e tij është e rënduar” I rrëmbyen të birin, babai i 12 vjeçarit rrëfen takimin e parë me të

“Gjendja e tij është e rënduar” I rrëmbyen të birin, babai i 12 vjeçarit rrëfen takimin e parë me të

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar