Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, nuk i kurseu kritikat për BE kur tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë.
Ai tha se vendet mund të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE, por ama këto vlera nuk janë ekskluzive të BE .
” Por edhe arsye e dobishme për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund të dhe duhet të bëjë më shumë. Sidomos për rajonin tonë. Kjo e Shqipërisë është arritje edhe për Ballkanin që është ulur vetëm një herë më parë në historinë e asaj tryeze. do të doja të falenderoja vendet që mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurtë.
Ky është një mësim inkurajues për të guxuar më shumë dhe për të punuar më shumë që Shqipëria të bëhet më shpejt ajo që do të bëhet një ditë. Me apo pa ne të gjithë. Unë se bashku me shumicën do ta jetojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë.
E thënë butë, jetojmë në kohëra jo të lehta. Për në u rënduan nga tërmeti që i parapritu pandemisë globale. Edhe mënyra si ia dolëm është një tjetër mësim inkurajues. Nuk është tërmet, as pandemi. Nuk është as det i qetë politika europiane dhe nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE. Më bëri një vërejtje të bukur një mendje e kthjellët që mendje e ndritur që më kishte dëgjuar në një nga ato tryezat ndërkombëtare.
“Vlerat që t’i i quan europiane nuk janë të BE por universale.” Shumë e vërtetë në fakt sepse po të ishte se vlerat universale do të ishin në sfidë e vazhdueshme e BE, sot Kosova nuk do të ishte e penguar për lëvizjen e lirë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ishin duke pritur datën e një konferencë në zoom.
Ballkani nuk do të ishte i ndarë deri tek vaksinat kundër vdekjes nga BE. Megjithatë kjo në asnjë mënyrë për të thënë se të jesh i rrethuar nga BE është më keq se të jesh i rrethuar nga tela me gjemba. Brenda të cilëve ishte izoluar ky vend kur u anëtarsua në Kombet e Bashkuara. Vendi ynë është vend i vogël dhe jo i pasur por që di çfarë thotë dhe di çfarë bën në politikën e tij të jashtme. Në këshillin e sigurimit vendi ynë nuk do të shkojë për të mbushur në karrige por me një axhendë.
Shqipëria do të fokusohet tek barazia gjinore, si vend që ka të drejtën ta thotë fjalën por sepse jemi të renditur tek 10 të parët në botë. Ndërkohë që jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen e sigurinë. Natyrisht që në Këshillin e Sigurimit ka një axhendë të Kombeve të Bashkuara. Më tutje kemi detyrimin që të mbrojmë të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër, Shqipëria ka të drejtë që të dëgjohet për tolerancë fetare dhe harmoninë mes besimeve të ndryshme. Jemi në pozicionin e duhur që çdo formë e relatizimit të anti-semitizimit e kërcënojnë stabilitetin përtej fjalëve. Ne i bashkohemi plotësisht të gjitha prëpjekjeve edhe për sigurinë e mjedisit. Jam krenar që vendi ynë shkon si vend aleat dhe strategjik i SHBA dhe BE.”, tha Rama.