• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Stresi nxit nepsin- Shtatë mënyra për ta minimizuar atë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Stresi nxit nepsin- Shtatë mënyra për ta minimizuar atë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë shtatë këshillat e listuara.

Mos Pini Kafeinë Ose Alkol

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkol sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore.

Për më tepër, si alkoli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pini Shumë Ujë Gjatë Ditës

Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë.

Për më tepër, sipas të dhënave, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak.

Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet Yndyrore Omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Këto të fundit përmirësojnë humorin dhe luftojnë inflamacionin në organizëm.

Kujdes Me Racionet

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet.

Në varësi të paketimit të ushqimit, konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq.

Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet Me Magnez

Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve.

Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.

Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kujdes Me Mënyrën E Të Ngrënit

Nëse vëreni se i nënshtroheni nepsit të nxitur nga stresi, përpiquni të kufizoni racionet, në mënyrë që të përqendroheni tek shija e ushqimit.

Më pas dilni për një ecje.

Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin.

AgroWeb.org ju rekomandon të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.

Një mënyrë se si të bëni këtë është që të mbushni frigoriferin dhe kuzhinën me ushqime të shëndetshme e jo të përpunuara./AgroWeb.org

Pas

Arrestimet e bujshme në Lushnje/ Vjen reagimi i fortë i ambasadores Yuri Kim 

Para

U prek nga virusi/ Kryeministri i këtij shteti në gjendje serioze, ministria bën deklaratën urgjente

Para
U prek nga virusi/ Kryeministri i këtij shteti në gjendje serioze, ministria bën deklaratën urgjente

U prek nga virusi/ Kryeministri i këtij shteti në gjendje serioze, ministria bën deklaratën urgjente

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar