• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tremujori I, fitimi i kompanive të sigurimit është në rënie

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Qeveria shqiptare shet 5 miliardë lekë obligacione 10-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati financiar i tregut të sigurimeve ishte pozitiv edhe në tremujorin e parë të këtij viti, por në vlera më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se kompanitë e sigurimit të jo-jetës për tremujorin e parë arritën një fitim neto në vlerën e 309 milionë lekëve ose rreth 2.5 milionë eurove. Krahasuar me tremujorin I 2020, fitimi i siguruesve ka pësuar rënie me 44.3%.

Rënia e fitimit i detyrohet kryesisht një rezultati më të ulët në zërin e investimeve. Për tremujorin e parë të këtij viti, zëri ‘fitime të tjera nga investimet’ solli vetëm 21 milionë lekë, nga rreth 305 milionë lekë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, rezultati teknik, që nënkupton rezultatin nga aktiviteti sigurues për tremujorin e parë të viti u rrit me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe në tregun e sigurimit të jetës, ku fitimi neto i kompanive është ndjeshëm më i ulët krahasuar me një vit më parë. Sipas AMF-së, katër kompanitë e sigurimit të jetës fituan vetëm 4.4 milionë lekë për tremujorin I 2021, nga 86 milionë lekë që kishte qenë rezultati për tremujorin I 2020.

Rënia e fitimit krahasuar me një vit më parë erdhi njëkohësisht, si nga tkurrja e rezultatit teknik, ashtu edhe pakësimi i të ardhurave nga burimet e tjera. Këtë vit, kompanitë e sigurimit të jetës po paguajnë më shumë dëme, si rezultat i rritjes së numrit të vdekjeve në periudhën pas pandemisë. Për pesë muajt e parë të këtij viti dëmet e paguara në sigurimin e jetës janë rritur me 57%. Pjesërisht, ky faktor ka dhënë edhe një ndikim në përfitueshmërinë e kompanive për tremujorin e parë të vitit.

Shifrat deri tani po tregojnë se tregu i sigurimeve e ka kaluar pa pasoja serioze tërmetin e vitit 2019 dhe pandeminë. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve realizuan në total një fitim neto në vlerën 1.04 miliardë lekë ose rreth 8.6 milionë euro, në rritje vjetore me 23%.

Pavarësisht tërmeteve të vitit 2019, dëmet e paguara direkt nga kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar ishin më të ulëta, sepse këto ngjarje ishin të risiguruara. Më tej efekti i pandemisë u ndie më shumë në produkte që kishin peshë të ulët në strukturën e primeve, si sigurimi i shëndetit në udhëtim apo policat e kufitare. Pas një rënieje me 6% vitin e kaluar, këtë vit primet e shkruara bruto i janë kthyer rritjes me ritme dyshifrore, me 15.5% deri në fund të pesëmujorit./ E.Shehu

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Parcelat në Skrapar”/ Artan Hoxha: Si doli emri i fshatit të Metës tek dosja e drogës

Para

FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 11 zyrtarë (Emrat)

Para
FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 11 zyrtarë (Emrat)

FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 11 zyrtarë (Emrat)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar