• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Faleminderit i dashur Edi”/ Reagimi i Merkel pasi Rama e “lëvdoi”: Kemi folur në telefon, shpresojmë…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Faleminderit i dashur Edi”/ Reagimi i Merkel pasi Rama e “lëvdoi”: Kemi folur në telefon, shpresojmë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kyeministri Edi Rama, gjatë takimit online për Procesin e Berlinit, u tregua mjaft i ashpër me Bashkimin Evropian, pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithsesi, Rama vlerësoi kancelaren gjermane Angela Merkele, për të cilën kishte vetëm falënderime, deri në lëvdata.

“Faleminderit shumë Angela. Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.

E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja”, i tha Rama.

Në fund të fjalës së kreut të ekzekutivit shqiptar, kancelarja gjermane u shpreh se shpreson te progresi në të ardhmen, referuar hapjes së negociatave, proces që dështoi sërish në qershor.

“Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres” tha Merkel.

Fjala e plotë e Edi Ramës

Faleminderit shumë Angela!

Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.

E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë I rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja.

Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces, aq sa është e rëndësishme po kështu që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit, mbështetur në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.

Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “Është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.

Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdrejtë me Kancelaren, se është absolutisht shumë e rëndësishme që të ecim më shpejt e, ndërkohë që ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthin që të shndërrohemi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta.

Ajo çfarë Ursula tha tani është një panoramë mjaft e qartë e asaj çka duhet të bëjmë: Veprim për tregun e përbashkët rajonal, planin ekonomik dhe të investimeve, e, po kështu, zbatim sa më të plotë të mundshëm të katër lirive të Europës.

Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh, midis nesh dhe Bashkimit Europian, pasi, sa për t’ju dhënë vetëm një shifër, në Planin e Bashkimit Europian 2021-2027, Ballkani Perëndimor do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm duke u krahasuar me Kroacinë, ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht të mirëmerituara, për frymë; por ja që është kështu si është.

Në fund dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur e do të inkurajojë sa më shumë të jetë e mundur përshpejtimin. Siç e thashë, nuk do të shohim të kemi konsensus me çdo kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë gjithëpërfshirje të plotë në proces të gjithsekujt që kërkon ta përshpejtojë këtë proces. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dua ata bëj shumë të qartë, nuk kemi vendosur të ndajmë gjësend, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mirëseardhur, por duke deklaruar përherë që nuk do të presim asnjërin.

Objektivat janë të qarta, synimet janë të qarta, rruga është e qartë. Na takon ne që të ecim përpara sa më shumë të jetë e mundur, natyrisht duke shpresuar që nga ana e Bashkimit Europian, edhe ata do të shtyjnë përpara sa më shumë të jetë e mundur, e këtu më duhet të them që Komisioni, Presidentja e Komisionit dhe sidomos Komisioneri Varheyli, po i shpëtojnë fytyrën Bashkimit Europian në Ballkan. Faleminderit shumë!/Gazeta SHQIP

Pas

“Duhet të shmangim kurthin” Fjalimi i fortë i Ramës para liderëve të Europës

Para

“Më tha se donte të…”/ Kolegu i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën: Babis ishte narcist

Para
“Më tha se donte të…”/ Kolegu i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën: Babis ishte narcist

"Më tha se donte të…”/ Kolegu i pilotit grek tregon bisedën e tij të fundit me Carolinën: Babis ishte narcist

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar