• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si të zgjidhni dhe të ruani fiqtë- Këshilla praktike për më shumë freski

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Si të zgjidhni dhe të ruani fiqtë- Këshilla praktike për më shumë freski
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsiderohen si ndër frutat më ndjellëse, me një shije shpërthyese mes të ëmblës dhe të athtës.

Nuk gjenden me sasi të mëdha në treg aktualisht, por kjo duket se i bën akoma dhe më të veçantë dhe magjikë.

Kryesisht ato vijnë nga zona e Beratit, e cila shquhet për prodhimin e fiqve, por dhe Himara e Saranda kanë një prodhim të mirë të tyre.

Edhe pse fiqtë zakonisht janë ndër frutat që konsumohen shpejt, gjithsesi lexoni disa këshilla nga AgroWeb.org si t’i zgjidhni dhe t’i ruani fiqtë e freskët.

Ekzistojnë rreth 150 lloje fiqsh, me ngjyra të ndryshme si të zinj, kafe, vjollcë, deri në disa variacione të fiqve të bardhë.

Në Shqipëri rriten disa lloje fiqsh, disa më të hershëm në prodhim e disa të tjerë më të vonshëm, kryesisht të bardhë dhe të zinj, si edhe varietete të fiqve më të vegjël, të quajtur rreka të cilët dalin në treg në fund të verës.

Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa sipas të dhënave Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti.

Si t’i zgjidhni?

Fiqtë janë shumë delikatë, edhe për faktin se pasi arrijnë pikun e pjekjes zgjedhja e tyre bëhet pak më e vështirë.

Idealët janë ata të butët, por jo të qullët. Nëse janë dhe pak të çarë në lëkurë nuk përbëjnë asnjë problem.

Ata që i pëlqejnë shumë fiqtë, duhet të bëjnë kujdes që të mos jenë të tharë dhe të mos mbajnë erë fermentimi.

Si t’i ruani?

Janë aq delikatë sa medoemos duhet t’i vendosni në frigorifer, pasi ato do të fillojnë të prishen vetëm disa orë pasi janë këputur nga pema.

Këshilla shtesë

Fiqtë jeshilë janë idealë për t’i tharë dhe për t’i konsumuar më pas gjatë vitit.

Ndërkohë, sipas të dhënave fiqtë e zonës përgjatë Adriatikut, janë fiqtë më të mirë që mund të keni provuar ndonjëherë.

Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C.

Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës./AgroWeb.org

Pas

Ambasada gjermane kujton 2 korrikun 1990/ Zingraf takon shqiptarin që rrëzoi murin me kamion

Para

“Frikacaku, e mbyti në gjumë” Dhëndri i mori jetën së bijës, flet babai i Carolines

Para
“Frikacaku, e mbyti në gjumë” Dhëndri i mori jetën së bijës, flet babai i Carolines

“Frikacaku, e mbyti në gjumë” Dhëndri i mori jetën së bijës, flet babai i Carolines

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar