• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të shpallet non-grata” Çështja e Teatrit, Edmond Budina akuzon ambasadorin Soreca

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Të shpallet non-grata” Çështja e Teatrit, Edmond Budina akuzon ambasadorin Soreca
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori Edmond Budina ka zbuluar në një intervistë televizive arsyet se përse Aleanca për Teatrin dyshon se ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca mund të ketë ndikuar te Gjykata Kushtetuese në disfavor të tyre.

Ata kërkojnë që kryediplomati të shpallet “non-grata”, teksa Budina e cilëson si një diversant që ka sabotuar kauzën e përbashkët.





“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë. Ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej cështja e Teatrit Kombëtar. Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne. Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të na akuzonte për shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona.

Sepse aty padiskutim që është diskutuar për cështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë c’ka është biseduar atje. Nuk ka asnjë gjë publike, pastaj në fund të fundit, përse shkon ai në Gjykatën Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese nuk ka tagër për reformën në drejtësi, as nuk cakton se kush do të jenë dy vakancat e lira. Përse shkon ai ditën që gjykohet cështja e Teatrit kombëtar.”- tha Budina ndërsa komentoi edhe vendimin e Këshillit të ministrave, për t’i siguruar mbrojtje ambasadorit të BE përmes gardës së republikës.

“Mbrojtjen nuk e ka kërkuar prej nesh sepse ne nuk kërcënojmë njeri. z. Soreca duhet të ketë bërë zullume të tjera pa ka frikë. Ne nuk kërcënojmë njeri. Ne na kanë kërcënuar shantazhuar, ç’nuk na kanë bërë e megjithatë ja ku jemi, ne jemi këtu, ballëlartë, nuk kemi marrë asnjë copë tullë nga Shqipëria, as nuk kemi abuzuar. Z.Soreca le t’i gjejë ata që e kanë kërcënuar, le ta zgjidhë. Ka një gjë, ku ka ‘tym ka dhe zjarr’, thotë një shprehje. Ai një gjë e ka, është punë e tij në fakt e mua nuk më takon ta gjykoj, është e drejtë s’është e drejtë, janë punë që i takojnë atij, ne nuk kemi kërcënuar njeri. Ne të drejtën tonë e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë.

  1. Soreca me ne nuk do ta kalojë kaq lehtë. Z.Soreca me ne do të përballet me komunitetin europian, do të përballet me SPAK, do ta denoncojmë z. Soreca për të gjithë veprimtarinë e tij për sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar. Që ditën e hënë ne do të vazhdojmë, luftën tonë dhe nuk dua të them gjëra të tjera, por z.Soreca ka ndërhyrë edhe në vende të tjera sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar që nuk dua t’i zbuloj këtu. Në nivele ndërkombëtare, por do t’i sqarojmë të gjitha një e nga një.”- tha Budina, ndërsa theksoi se e cilëson një vendim historik vendimin e gjykatës kushtetuese, duke shtuar se prej ditësh kur u publikua ky vendim, ka marrë shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët e përgëzojnë për qëndresën e tyre.
Pas

Gati për çerekfinale/ Danimarka ‘ndëshkon’ dy herë Çekinë në pjesë të parë

Para

Aksident masiv/ Përplasen makinat në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Para
Aksident masiv/ Përplasen makinat në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Aksident masiv/ Përplasen makinat në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar