Pak ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzoi ambasadorin Luigi Soreca se po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Menjëherë pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i zyrës së Bashkimit Europian.
Më herët Aleanca për Teatrin Kombëtar ka dalë në një deklaratë për mediat ku shprehen se kanë dorëzuar një denoncim për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Sipas tyre, kryediplomati është parë duke hyrë në dyert e Gjykatës Kushtetuese, ku ka takuar kryetaren e gjykatës, duke u munduar të lobojë pro kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
DEKLARATA E PLOTE:
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.
Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.