Festa e maturës në shumë qytete të Shqipërisë këtë vit ka qenë mjaft e veçantë. Kjo dhe për faktin se qendruan të mbyllur nga pandemia e Covid-19 për më shumë se 1 vit, pa festa dhe pa grumbullime.
Festa më e fundit ka qenë në Devoll, e rrallë dhe një mënyrë festimi shumë ndryshe nga çdo vit pararendës. Qyteti u mbush nga qytetarë të thjeshtë të ilët zgjodhën të shikonin nga afër maturantët dhe shoqëruesit apo shoqërueset. Një tjetër detaj interesant është edhe faktu që të rinjtë kanë vendosur që të mos krijohen çifte, por të shkojnë në mbrëmjen e maturës me prindërit e tyre.
Kështu zgjodhën maturantët të festojnë, me prindërit pikërisht në mes të komunitetit.



Në disa festa të tjera mature të këtij viti ka pasur edhe propozime për fejesë, ndërsa në Kukës disa djem u veshën si personazhet e serialit të famshëm anglez, “Peaky Blinders”.