Pak minuta më parë një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës ka hipur në një nga puset e naftës dhe kërcënon se do të hidhet nga lart.
Mësohet se Nikollaq Bushit i ishte premtuar një punë nga Bashkia Kuçovë por që prej disa muajsh nuk kishte gjetur zgjidhje.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që po negociojnë për të zbritur 58-vjeçarin nga kulla metalike.
Sipas informacioneve, policia ka marrë njoftim sot rreth orës 11:45 se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me të me qëllim zbritjen e tij.