Pas pakënaqësisë për vështirësinë e tezave, maturantët janë mbledhur për të protestuar dhe kanë bllokuar tërësisht ‘Rurgën e Durrësit’ në kryeqytet, duke u ulur këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta në duar “Ministre, hajde na e zgjidh ti testin”, ata po protestojnë që prej disa minutash. Kërkesa e tyre ndaj Ministrisë është ndryshimi i nivelit të pikëve.
Ndërkohë Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat dhe tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor.