Kryeministri Edi Rama si një tifoz i Italisë postoi në llogarinë e tij të “Facebook” një kolazh fotosh nga festa e italianëve, pas fitores me Turqinë 3-0.
Rama zgjodhi ekipin italian dhe jo atë turk, pavarësisht miqësisë vëllazërore që ka me Recep Tayyip Erdogan dhe kjo nuk mbeti pa u anashkaluar nga komentuesit.
Për këtë arsye një nga komentuesit i ka komentuar kryeministrit në postimin e tij “Po të pa Erdogani ti fiku pocat, po fshije”.