• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama intervistë për ‘Euronews Serbia’: Kosova të shohë drejt së ardhmes

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Lajme të mira/ Mbërrijnë në Rinas 40 800 vaksina kundra virusit, Rama jep premtimin 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur rezervat e tij ndaj planit të Kosovës për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama ka nënvizuar se palët duhet të fokusohen tek e ardhmja për të zgjidhur njëherë e mirë problemet e së shkuarës.





Por megjithatë, vendimi përfundimtar sipas tij i takon klasës politike në Prishtinë dhe jo Tiranës zyrtare.

“Së pari, kjo është një çështje shumë e komplikuar në aspektin e përmbajtjes ligjore. Së dyti, unë mendoj dhe e kam thënë publikisht, në bisedime dhe po jua them edhe juve, ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt. Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve”, tha Rama.

I pyetur nëse do ta mbështeste padinë në rast se Kosova ia kërkon një gjë të tillë, Rama ka sugjeruar se pala kosovare, pavarësisht së drejtës autonome për të vendosur, duhet më parë të ndjekë një shteg konsultimesh me aleatët dhe partnerët e saj.

“Ne kemi qenë shumë të qartë, më shumë se njëherë. Parlamenti shqiptar ka miratuar shumë rezoluta në historinë e tij dhe gjëja e fundit për të thënë, dhe është shumë e rëndësishme, është se ne nuk jetojmë në një botë ku jemi të vetëm. Ndaj kemi partnerë dhe aleatë. Vetë Kosova është një realitet i ri që është rezultat i përpjekjeve madhore brenda dhe jashtë Kosovës. Ndaj kjo lloj ideje madhore apo vendime madhore nuk duhet të merren vetëm pse dikush mendon ashtu, por duhen marrë përmes një shtegu të qartë konsultimesh dhe duke dëgjuar partnerët dhe aleatët dhe deri më sot nuk kam dëgjuar askënd të mbështesë këtë ide. E kam fjalën për partnerët dhe aleatët”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur interesit të Euronews Serbia, Rama ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE dhe për ta arritur këtë palët, sipas tij, duhet të bashkëpunojnë për të tejkaluar dallimet mes tyre.

Për Ramën, Minischengen-i është shembulli më i mirë i këtij bashkëpunimi./euronews.al

Pas

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Sali Berisha nuk përjashton rikthimin si kryetar i PD

Para

Plumba në dritaren e zyrës/ Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami

Para
Plumba në dritaren e zyrës/ Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami

Plumba në dritaren e zyrës/ Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami

Të Gjitha

Rama poston videon dhe jep mesazhin: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Rama poston videon dhe jep mesazhin: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

nga Fast News
09:48 | 11/08/2025
0

“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

nga Fast News
09:40 | 11/08/2025
0

11 fakte “të ashpra” për sipërmarrësit

11 fakte “të ashpra” për sipërmarrësit

nga Fast News
09:38 | 11/08/2025
0

Pakica e vogël armene e Shqipërisë i mbijetoi 50 viteve komunizëm, por tani po zhduket

Pakica e vogël armene e Shqipërisë i mbijetoi 50 viteve komunizëm, por tani po zhduket

nga Fast News
09:36 | 11/08/2025
0

Recent News

Rama poston videon dhe jep mesazhin: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Rama poston videon dhe jep mesazhin: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

09:48 | 11/08/2025
“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

“Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vite”, Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

09:40 | 11/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar