• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me emër në Durrës/ Sekuestrohet pasuria marramendëse e biznesmenit të njohur, kap shifrën e 3 milionë eurove

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Me emër në Durrës/ Sekuestrohet pasuria marramendëse e biznesmenit të njohur, kap shifrën e 3 milionë eurove
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrohet pasuria e biznesmenit të dëbuar nga Italia Gëzim Sallaku, të vëllait të tij S.S, si dhe shtetasit R.K.

Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit, janë vënë nën sekuestro preventive disa prona që kapin vlerën e rreth 3 milionë eurove.

Shuma marramendëse dyshohet të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku.

Policia thekson se “Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008”.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Vendoset sekuestro preventive mbi disa prona që kapin vlerën rreth 3 milionë euro, në pronësi të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër.

Në vijim të punës për identifikimin, gjurmimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale në fushën e pastrimit të parave, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale të kryer nga Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i hetimeve 3-vjeçare në ngarkim të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, S. S. dhe R. K., banues në Durrës, prona të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve S. S. dhe R. K., konkretisht:

– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.

Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2018, nisur nga disa transferta të dyshimta bankare të shtetasve të sipërpërmendur, ka filluar hetimin për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Materialet për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Pas

“Arritje shumë e madhe” Komisioneri Europian tregon çfarë do të ndodhë së shpejti, Shqipëria përfiton drejtpërdrejt

Para

U emërua në krye të ARRSH/ Ervis Berberi nuk humbet kohë, bën lëvizjen e menjëhershme

Para
U emërua në krye të ARRSH/ Ervis Berberi nuk humbet kohë, bën lëvizjen e menjëhershme

U emërua në krye të ARRSH/ Ervis Berberi nuk humbet kohë, bën lëvizjen e menjëhershme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar