Qershia, fruti i muajit qershor dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri tek lëkura.
Ky frut përmban vitamina të shumta, është tejet e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira.
Pavarësisht se në shumicën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që një rëndësi tepër të veçantë për shëndetin kanë edhe bishtat. Për këtë arsye nuk duhet t’i hedhim në kosh.
Në mënyrë të veçantë, çaji i cili përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar si dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.
Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo të kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon në mënyrë të saktë krijimin e gurëve dhe të kristaleve.
Por si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?
Pasi pastrojmë bishtat e qershive, i valojmë në një tenxhere në të cilën më herët kemi hedhur 1-2 gota ujë. E lëmë të valojë për disa minuta dhe pasi të ftohet e pijmë cdo ditë.