Hantin Bonati zgjidhet kreu i ri i Albcontrol.
Ai i zë vendin paraardhësit të tij Mina Kusta, i cili tashmë do të jetë drejtor ekonomik në këtë institucion.
Deri më datë 2 qershor, Bonati ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës, ndërkohë që për Kustën lëvizja është një zbritje në detyrë, pas ngjarjes që ndodhi me kontrollorët, një pjesë e të cilëve pezulluan punën.
Hantin Bonati ishte emëruar në postin e zëvendësministrit në tetor të vitit 2017, ndërsa ka mbajtur një profil të ulët publik.
Kujtojmë se Albcontroll është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
Kohët e fundit ka pasur zëra se ka pasur një krizë ekonomike brenda shoqërisë, e cila kulmoi me protestën e kontrollorëve, të cilëve iu ishin përgjysmuar pagat, me pretendimin se kishin rënë të ardhurar e shoqërisë si pasojë e pandemisë.