Ditën e sotme në Tropojë janë arrestuar dy të rinj nga Kosova.
Ata akuzohen se i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës një qytetareje.
Personat që kanë rënë në pranga janë: V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.
Në çantë ajo kishte një sasi parash dhe një telefon.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të qytetares me inicialet S.B, banues në fshatin Dojan, policia e Tropojës arriti që ti arrestonte.
Veç çantës së vjedhur, në hotel atyre iu gjetën dhe 9 fishekë pistoletë, 4 celularë dhe maska anti- covid.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës.
Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:
V.M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.
Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.