Pas vrasjes së Kudret Saliaj ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, policia e Tiranës ka lëshuar një urdhër-arrest për ish-gruan e viktimës, Dhurata Saliaj, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.
Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari.
Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.