Dy ditë pas vrasjes së Shkëlzen Velajt në lagjen Çole të Vlorës, policia dhe RENEA kanë kryer disa kontrolle në zonën e Selenicës.
Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Kontrollet në Selenicë janë bërë për pistën e hetimit, atë të hasmërisë me fisin
Në një prej banesave, është sekuestruar nga efektivët një armë zjarri tip pistoletë, por pa mundur të ndalohet pronari i banesës. Ndërsa janë shoqëruar disa shtetas në komisariat për t’u marrë në pyetje.