Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja nga vizita e tij në Turqi.
Përmes një postimi në facebook, Rama rendit çështjet që kanë qenë pjesë e axhendës në këtë vizitë bilaterale.
Postimi i plotë i Ramës:
Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:
• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)
• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)
• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)
• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)